Rritet numri i bizneseve të mbyllura, shkaqet kryesore që sollën pezullimin e...

Rritet numri i bizneseve të mbyllura, shkaqet kryesore që sollën pezullimin e tyre këtë shtator

96
0
Shares

Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë.

Shkak për këtë situatë është rënia e xhiros dhe fuqisë blerëse, apo shpenzimet e mëdha në raport me fitimin.

Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon çdo ditë në faqen zyrtare mbi bizneset që kanë kaluar në statusin pasiv, numri i bizneseve që ulën qepenat në shtator është 1,978 biznese.

Prej fillimit të vitit, deri në shtator, numri i bizneseve të pezulluara është 11,292, në krahasim me 6,969 biznese që janë pezulluar një vit më parë, me rritje prej 62% në krahasim me janar-shtator 2017.

Në krahasim me muajt e tjerë, shtatori shënoi rekord për mbylljen e aktiviteteve. Një pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe bizneset sezonale, që punojnë kryesisht gjatë sezonit turistik, por dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është e dukshme.

Të dhënat nga Tatimet tregojnë se ka pasur një numër të lartë pezullimesh në zonat turistike. Numrin më të lartë të bizneseve të pezulluara gjatë shtatori e ka Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve, nga 1978 që janë pezulluar në të gjithë vendin.

Ndërkohë që numër të lartë pezullimesh kanë raportuar edhe Drejtoritë Rajonale të Vlorës, me 319 biznese, Sarandës me 272 biznese, Shkodrës me 271, dhe Lezhës me 274. Ndërsa Drejtoria Rajonale e Tiranës renditet e dyta me 361 biznese të mbyllura.

Këtë verë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shtoi kontrollet dhe inspektimet në të gjitha zonat bregdetare të vendit, duke rritur në këtë mënyrë edhe formalizimin e bizneseve sezonale në zonat turistike.

Marrë me shkurtime nga Monitor-Shkrimin e plotë e gjeni këtu


/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY