Burrin ia groposën në Dajt, kush është gruaja që akuzohet për mashtrim...

Burrin ia groposën në Dajt, kush është gruaja që akuzohet për mashtrim me TVSH-në

94
0
Shares

Elsa Biba është një prej grave të arrestuara, e cila aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, pas akuzave nga Drejtoria e Hetimit Tatimor për një skemë mashtrimi me vlerë 1 mln dollarë.

Biba është bashkëshortja e 26 vjeçarit i cili u gropos në Malin e Dajtit në vitin 2016. Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë, ku viktima Vasil Biba dyshohet se u vra për mashtrime në fushën e ndërtimit.

Elsa Biba akuzohet për mashtrim, njësoj si bashkëshorti i saj, i cili u vra para dy vitesh.

Pas hetimeve nga Prokuroria e Tiranës  gjykata dha masat e sigurisë për 4 persona të akuzuar nga Hetimi Tatimor për ngritjen e një skeme mashtrimi. Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen Elsa Bibën, 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.

NGJARJA 

36-vjeçari nga Pogradeci dhe me banim në kryeqytet, ishte denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij në 16 dhjetor 2015.

Ai ishte i dënuar dy herë nga gjykata shqiptare për evazion fiskal dhe për drejtim mjeti pa patentë.

Bledar Mneri në vitin 2015 ka mbajtur peng biznesmenin e ndërtimit Vasil Biba, pasi i kishte dhënë 25 mijë euro për një dyqan që nuk e mori kurrë.

Pasi e mbajti disa ditë peng, ai e vrau dhe trupin e groposi në Priskë të Tiranës.

Pas vrasjes, i pandehuri u largua në Gjermani, ku kërkoi edhe azil politik. Hetimet për gjetjen e autorit të vrasjes së biznesmenit ishin të vështira, pasi ai kishte marrë shumë kërcënime nga persona të ndryshëm, të cilëve u kishte marrë para borxh dhe nuk ua kishte kthyer.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY