Arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Greqi, zotëronte heroinë

Arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Greqi, zotëronte heroinë

59
0
Shares

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Pire, pasi iu gjetën mbi gjysëm kilogram heroinë.

Gjatë kontrollit të policisë bregdetare të Pireut, sektori periferik kundër lëndëve narkotike kontrolloi në një traget në portin e Pireut 19-vjeçarin shqiptar.

Ai kishte fshehur në çantë supi 3 qeska najlon me 224 gram, 210 gram dhe 100 gram heroinë, si dhe një peshore me mbetje kokainë në sipërfaqe.

Policia greke vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY