Flet Eni Çobani: Si qëndron e vërteta e shoqërimit në komisariat

Flet Eni Çobani: Si qëndron e vërteta e shoqërimit në komisariat

61
0
Shares

Pak më përpara lajmi se Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës u përhap menjeherë.

Avokatja ishte shoqëruar në polici, për shkak të kërcënimit të pretenduar nga Rudina Islamja për një çështje ndaj saj.

Mirëpo, e kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, juristja Eni Çobani e ka mohuar një gjë të tillë, përkundrazi ajo ka bërë të ditur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media.

E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u khyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë.

Në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asnjë gjë nga ato që thonë mediat”, është shprehur Eni Çobani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY