Vrasja në Dibër, policia arreston një nga autorët

Vrasja në Dibër, policia arreston një nga autorët

142
0
Shares

Dy vëllezër janë përfshirë në vrasjen e 36 vjeçarit Idajet Zogu mbrëmjen e djeshme në njësinë administrativë Arras.

Policia ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar ndërsa është shpallur në kërkim autori kryesor i ngjarjes.

“Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi i posaçëm i hetimit, i ngritur për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në orët e mbrëmjes të datës  30.09.2018,  dyshohet se shtetasi  Aleksandër Balla (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit Sami Lusha në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrstuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras,” informoi sot policia e Dibrës

Gjithashtu u  arrestuan babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja për moskallëzim krimi.

Te arrestuarit
Nga specialistët për hetimin e Krimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Vangjel Balla, 20 vjeç,  banues në fshatin Muhur, vëllai i autorit kryesor

Sami Lusha,  56 vjeç dhe Blerim Lusha, 25 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Arras

“Nga veprimet e kryera dyshohet se  shtetasi Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha , në bashkëpunim me njëri tjetrin  nuk kanë kallzuar për rrethanat e krimit.”

Materialet hetimore do ti  kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për Vangjel e Aleksandër Ballën për veprën penale  “Vrasje me paramendim”, kryer  në bashkëpunim,  parashikuar nga nenet 78 dhe 25 Kodit Penal,  dhe për shtetasit Sami dhe Blerim Lusha për veprën penale  “Moskallzim krimi’, kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet  300 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY