Dështon endrra angleze e shtatë shqiptareve, shoferi hollandez i denoncoi

Dështon endrra angleze e shtatë shqiptareve, shoferi hollandez i denoncoi

55
0
Shares

Një shofer kamioni në Holandë ka prerë në mes ëndrrën për të emigruar në Angli të shtatë të rinjëve shqiptarë, të cilët synonin të ndërtonin një jetë të re larg atdheut të tyre.

Paraditen e sotme një shofer kamioni në Holandë i ka kapur ata ndërsa tentonin t’i ngjiteshin kamionit të linjës Holandë-Angli. Shoferi, ka lajmëruar menjëherë policinë e cila arriti të arrestonte të rinjtë.

Të dhënat tregojnë se  shqiptarët po synonin të largoheshin drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa fshehja në kamionë ishte një praktikë, e cila mendohet të jetë aplikuar edhe nga shqiptarë të tjerë.

“Të arrestuarit janë të moshave nga 16-26 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Ngjarja ndodhi në zonën e Moerdijk. Kjo pikë kalimi shërbente si “shteg”  për shqiptarët, që përmes fshehjes në kamionë, arrinin të kalonin në tokën angleze, shkruan“politie.nl”

Pas kontrolleve të kryera, rezultoi se në 4 prej 7 të arrestuarve rëndonte akuza e dhunës, ndërsa dy të tjerë ishin kapur edhe më parë në tentativë për t’u larguar drejt Anglisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY