Deputeti: Policia dhe prokuroria luajnë ping pong me çështjen ‘Nuhu’, e bëjnë...

Deputeti: Policia dhe prokuroria luajnë ping pong me çështjen ‘Nuhu’, e bëjnë këtë për disa arsye

47
0
Shares

Partia Demokratike vazhdon të dënojë heshtjen e organeve dhe institucioneve përgjegjëse për denoncimin e ish-oficerit Nuhu dhe historisë së përdhunimit të vajzës nga Nikla e Krujës.

Në një postim në rrjetet sociale të deputetit Flamur Noka, deputeti thotë se reagimi i Ministrisë së Brendshme është i turpshëm deri në neveri, ku e shpallën direkt armik Emiljano Nuhun.

Sipas tij policia dhe prokuroria luajnë ping pong me këtë çështje thjesht për të ç’orientuar dhe turbulluar opinionin publik.

Kjo për disa arsye që deputeti i liston më poshtë:

Postimi i plotë

E turpshme deri ne neveri reagimi i Ministrise Brendshme .Po ashtu dhe heshtja e varrit e prokurorise .E kryqezuan, e shpallen armik e tradhetar Emiljano Nuhun njelloj si para ca kohesh Zaganin.Dhe pse??Sepse zbuloi ca pete te lakrorit te krimit te pushtetit.Dhe pse,?? Se tregoi me ze dhe me figure qe komisariatet e policise jane mbushur horra dhe bandite dhe ushtare te krimit dhe se policia eshte bere njesh me krimin , drejtohet prej ti dhe i sherben krimit dhe pushtetit dhe jo shtetit, ligjit dhe qytetareve .

Dhe pse??Se tregoi qe ne kete pushtet, po je qytetar i thjeshte e i pambrojtur si Xhisela mund te dhunohesh, mund te masakrohesh, mund te te ndodh cdo gje dhe nuk do gjesh dere policie a prokurorie ku te ankohesh apo denoncosh banditet e pushtetit .

Dhe pse ??Se tregoi se po mbrojte ligjin dhe te drejten edhe mund te vritesh ose ne i shpeton vrasjes shpallesh si armik e kryqezohesh si tradhetar. Asnji mase apo hap ndeshkimi ligjor edhe sot e kesaj dite per perdhunuesin me pushtet te cilin vetem sa nuk e heroizuan..Asnje fjale nuk u tha per viktimen e perdhunuar dhe te masakruar .Policia dhe prokuroria luajne ping -pong me kete ceshtje thjeshte per te corientuar dhe turbulluar opinionin publik .

Kjo eshte “Policia qe duan” pushteti dhe krimi por jo shqiptaret..Kjo eshte prokuroria politike e partise(PPP).Ky eshte shteti qe po ndertojne .shtet krimi por keta e quajne shtet .Duhen rrezuar .Me cdo menyre e cdo mjet .Sot se neser do jete vone..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY