“Kriminel, hajdut”/ Qytetari gjuan me vazo dhe shan ish-ministrin Beqaj (FOTO)

“Kriminel, hajdut”/ Qytetari gjuan me vazo dhe shan ish-ministrin Beqaj (FOTO)

113
0
Shares

Një mesoburrë rreth të dyzetave ka alarmuar sot ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe policinë e Shtetit pasi në mënyrë të papritur ka nisur të fyejë ish-ministrin dhe të qëllojë automjetin e tij.

Ilir Beqaj shoqërohej nga persona të tjerë, të cilët ishin pranë dy makinave të tyre, një Volkswagen Touareg dhe një Mercedes me targa diplomatike, kur një i panjohur ka nisur të bërtasë “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

Ky person ka rrëmbyer një vazo anë rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatike, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.

Ish-ministri dhe personat që e shoqëronin kanë ruajtur gjakftohtësinë, kanë nxituar të hipin në makina dhe kanë lëvizur 50 metra më tej.

Autori i incidentit u largua me qetësi.

10 minuta më pas në vendngjarje ka ardhur policia e Shtetit.

Touaregu me ngjyrë gri është i njëjti që është qëlluar me vezë nga aktivistët e “Aleancës Kuqezi” në vitin 2016./GSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY