Kërkuan para në këmbim të një targe “të vecantë”, arrestohen dy persona

Kërkuan para në këmbim të një targe “të vecantë”, arrestohen dy persona

53
0
Shares

Tiranë – Opercioni policor i koduar “Targa e bukur” nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga Specialisti i Rregjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor dhe Sekseri, pasi i kërkuan pronarit të një automjeti një shumë monetare në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Targa e bukur”, arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Arjan Elezi, 38 vjeç, banues në Tiranë (specialist pranimi në sallën e rregjistrimit të mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor).

– Sefer Myftari, 31 vjeç, banues në Tiranë ( në rolin e sekserit, i dënuar më parë për veprën penale “Deklarim i rremë).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin (shtetasi Sefer Myftari luante rolin e sekserit ), i kanë kërkuar pronarit të një automjeti një shumë monetare prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes së automjetit me targë me numra të njëjtë.

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë shtetasve të mësipërm iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundraligjshme .

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. E., dhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit S. M.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY