Gruaja e vdekur në Durrës u gjet me goditje në kokë, pistat...

Gruaja e vdekur në Durrës u gjet me goditje në kokë, pistat ku po heton policia

103
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga gjetja e trupit të pajetë në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për gruan 83 vjeçare e cila u gjet e vdekur brenda në banesën e saj.

Është mësuar identiteti i saj.  Floresha Shkurti është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 16, nga fqinjët e saj. Sipas burimeve mediatike, bëhet me dije se nga këqyrja paraprake tek viktima, është vënë re një goditje në kokë.

Ndërkohë që janë gjetur edhe gjurmë pranë viktimës. Tani policia do të hetojë dy pista, atë të një ngjarje aksidentale dhe atë të vrasjes.

Më parë raportuam se e moshuara jetonte me nipin e saj. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ku do të merret në pyetje nëse ka dijeni për ngjarjen.

Për të përcaktuar me saktësi gjithë ngjarjen dhe shkakun e vdekjes, do të pritet përgjigja e ekspertizës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY