FOTO/ Ja kush është punonjësja e Hipotekës e arrestuar me drejtorin, akuzat...

FOTO/ Ja kush është punonjësja e Hipotekës e arrestuar me drejtorin, akuzat që rëndojnë ndaj tyre

175
0
Shares

Frida Mirashi është punonjëse e hipotekës së Shkodrës e cila u arrestua këtë të martë bashkë me kreun e këtij institucioni.

Policia e Shkodrës pas një urdhri të prokurorisë ka ndaluar edhe Zamir Leka, Regjistrues i ZVRPP në Shkodër. Sipas burimeve nga organi i akuzës, drejtori Leka është arrestuar teksa ai ndodhej në punë në zyrat e hipotekës së Shkodrës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e shoqëruar në komisariatin e policisë vendore.Sipas burimeve, drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive.Bashkë me të, sipas burimeve, është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e hipotekës së Shkodrës.

Vetëm pak ditë më parë, prokuroria lëshoi urdhër-ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj. Ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë.

Gjykata e Shkodrës i la në “arrest me burg” ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi, ndërsa dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ndoc Taraj. Para këtyre arrestimeve në hipotekën e Shkodrës që përfundojnë me ndalimin e drejtorit Zamir Leka, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi se shumë shpejt do të niste goditja e rasteve korruptive në hipoteka duke filluar kështu nga Shkodra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY