Deputetët e PS vetëm në parlament, 3 ligjet që do të miratohen,...

Deputetët e PS vetëm në parlament, 3 ligjet që do të miratohen, mes tyre dhe ‘Magjistratët’

247
0
Shares

Seanca e sotme plenare do të gjejë vetëm mazhorancën, e cila  do të mblidhet sërish e ndërkohë që opozita do të jetë e fokusuar jashtë Parlamentit në prezantimin e platformës ekonomike.

Mazhoranca dhe deputetët e saj do të mblidhen sot në seancë për diskutimin e tre projektligjeve.

Sipas rendit të ditës, deputetët e PS-së do të diskutojnë në Parlament në lidhje me një ndryshim në projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore’ dhe për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.

Kjo do të jetë seanca e pestë në të cilën opozita do të mungojë në Parlament, ndërkohë që çdo të enjte ka zhvilluara seanca paralele në të gjitha qytetet ku, sipas tyre, dominon krimi.Ndërkohë dje, u njoftua se lideri opozitar Basha do të prezantojë tre shtyllat kryesore dhe nismat për ligjin antimafia në një seancë më vete.

Ndërkohë, në rendin e ditës për seancën e sotme në Parlament vijojnë të mbeten të mbartura ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, siç është projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin ‘Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë’”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY