Basha: Burg oligarkëve! Ja çfarë parashikon tjetër platforma Antimafia

Basha: Burg oligarkëve! Ja çfarë parashikon tjetër platforma Antimafia

64
0
Shares

ryetari i PD-së, Lulzim Basha ka sqaruar mbrëmjen e sotme se çfarë parashikon platforma Antimafia e prezantuar gjatë ditës së sotme.

Duke folur në studion e ‘Open’, emision i Eni Vasilit në TCH, Basha është shprehur se oligarkëve do të ju sekuestrohet pasuria.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha:

Basha për platformën Antimafia: Në radhë të parë sekuestron paratë, pasuritë, që janë shtënë në dorë nga këta oligarkë, nga këta klientë e makutë, në mënyrë të paligjshme.

Së dyti, sekuestron pasuritë e zyrtarëve publikë të cilët kanë qenë pjesëmarrës dhe kanë firmosur për këto afera nga zyrtari më i thjeshtë tek ai më i larti ekzekutiv i shtetit që është kryeministri.

Së treti që e konsideroj të rëndësishme, vendos një standard sot por edhe për nesër që do të thotë se askush nuk mundet më të shpërdorë më fondet e shtetit apo të përfshihet në afera të tilla korruptive sepse ajo që pret nuk është vetëm ndjekja penale por edhe konfiskimi i pasurisë personale e zyrtarit apo të personit privat.

Eni Vasili: Kjo platforme kujt i drejtohet? Do ia paraqisni maxhorancës apo do e zbatoni ju si kryeministër?

Basha: Kjo platformë kërkon vullnet politik dhe njerëzit që janë të përfshirë në këtë mega skandal të PPP, tenderave, licencave, duke filluar kryeministri, ministrat, zyrtarë të kabinetit, drejtues të agjencive dhe ato kompani private që janë palë në këtë krim sepse në këtë krim që konsumohet janë dy palë, nuk mund të besohen këta njerëz, pra kjo nuk mund ti besohet njerëzve të këtij kryeministri.

Sepse janë këta vetë që e kanë sjellë në këtë gjendje që kanë kaluar ligje special si Fusha, dhe kanë krijuar mekanizma të tillë si ky i inceneratorëve që i ka nisur paratë e taksapaguesve  shqiptarë për ti nisur ato në kompani offshore me sebepin e investimeve fals apo më keq si dëmtuese të shëndetit të qytetarëve siç janë ato inceneratorë.

Themelore është vullneti politik. Në radhë të parë është një shpallje ndaj qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm e vizionit dhe vendosmërisë por edhe planit tonë për t’iu përgjigjur kësaj gjendje emergjente. nuk është më thjeshtë një premtim elektoral apo një program elektoral por është një projektligj i cili bëhet pjesë e ligjit antimafia dhe trajton oligarkët, klientët e qeverisë, abuzuesit me tenderët, përfituesit e PPE-ve, kontratave koncensionare abuzive, lejeve, njësoj siç trajtohet krimi i organizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY