Sekuestrohet 46 kg drogë e futur në çanta shpine, arrestohen 2 persona...

Sekuestrohet 46 kg drogë e futur në çanta shpine, arrestohen 2 persona në Sarandë

66
0
Shares

Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë greke kanë kapur dy persona pas finalizimit të një operacioni të  përbashkët anti-drogë.

Policia bën me dije se është goditur një rast i trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit jeshil në drejtim të shtetit Grek dhe janë sekuestruar 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia Kufitare Sarandë dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare Greke dhe Antidrogën kanë bërë të mundur finalizimin me sukeses të Operacionit, ku më datë 22.09.2018, nga ana e Policisë Greke u bë e mundur kapja e dy shtetasve dhe konkretisht:

– M. B., 23 vjeç, banues në Fier

– S.M., 25 vjeç, banues në Berat

Si dhe sekuestrimi i dy çantave të shpinës ku brenda tyre kishte 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni ka nisur 48 orë më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku gjatë patrullimit në kufirin jeshil , Policia Kufitare ka konstatuar shtetasit që po transportonin lëndën narkotike në drejtim të shtetit Grek.

Menjëherë është njoftuar Policia Kufitare Greke dhe Antidroga, ku në bashkëpunim e koordinim të plotë mes shërbimeve tona dhe Policisë Greke është mbajtur nën vëzhgim lëvizja e tyre, ku është finalizuar me kapjen e tyre në vendin e quajtur “Koritiani Thesproti”, Igumenicë Greqi.

Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY