Nesër Basha prezanton ndryshimet në ligjin Antimafia, ja 3 shtyllat kryesore

Nesër Basha prezanton ndryshimet në ligjin Antimafia, ja 3 shtyllat kryesore

46
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha do të prezantojë nesër alternativën e PD për ndryshimet në ligjin Antimafia, që sipas PD kane për qëllim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

Sipas asaj që shkruan BallkanWeb, aktiviteti do të zhvillohet në orën 11:00 tek Hotel Tirana, ndërsa prezantimi i ndryshimeve në ligjin antimafia konsiston në tre shtylla kryesore:

1. Abuzimi me koncesionet, lejet, tenderat.
2. Kostot e abuzimeve nga koncesionet/PPP.
3. Alternativa e zgjidhjes.

Pas prezantimit të kësaj alternative, kreu i PD Lulzim Basha do mbajë dhe një fjalim. Kujtojmë se kreu i opozitës më herët propozoi dhe nismën e vettingut të politikanëve së bashku me Partinë Demokratike e cila tashmë ka kaluar në Kuvend dhe pritet të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për të diskutuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY