‘Koncesioni i sistemit të tatimeve, një aferë korruptive’

‘Koncesioni i sistemit të tatimeve, një aferë korruptive’

45
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se koncesioni i sistemit të tatimeve është një aferë korruptive.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja kujton sesi ministri Ahmetaj, 4 vjet më parë, gënjeu shqiptarët kur u tha se koncesioni i TVSH-së për bizneset do të kishte 0 kosto shtesë.

Sipas saj, kush e kush gënjen më shumë dhe më paftyrësisht për të ruajtur karrigen dhe për të bërë dallaveren e radhës. Si fjala vjen inceneratorët.

Postimi i plotë

Koncesioni i sistemit te tatimeve , aferë korruptive!

Katër vjet më parë ministri Ahmetaj në kundërshti me çdo logjikë dhe shifër i gënjente shqiptarët se koncesioni i TVSH-së kishte 0 kosto shtesë për biznesin. Pastaj i tha shqiptarëve se koncesionet në formën e PPP nuk janë lekët e shqiptarëve portë buxhetit të shtetit.

Çfarë e shtynte zotin Ahmetaj të bëhej gazi i botës? Formula magjike e kryeministrit Rama “Nuk ka supë qyl në karrigen e ministrit!” Keshtu sharlatanët janë turrur kush e kush gënjen më shumë dhe më paftyrësisht për të ruajtur karrigen dhe për të bërë dallaveren e radhës. Si fjala vjen inceneratorët.

Edhe meqënëse nuk ka karrige falas, afërmendsh që nuk do të ketë një sistem që sdo jetë barrë për kosnumatorët dhe bizneset. Përrallat e propagandës qeveritare nuk I duhet besuar. Skeptikët mjaftojnë të shohin faturën e energjisë, rrogën në xhep (nëse u ka mbetur), kostot e larta dhe mbi të gjitha taksat se ku shkojnë.

Koncesioni Tatimeve është një tjetër thelë e buxhetit që korruptët e qeverisë duan ta gllabërojnë! Në ditët në vijim më shumë fakte për këtë koncesion dhe për të tjerat. Sa më shumë thërrasin gënjeshtër aq më shumë do t’u tregojmë vjedhjet!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY