Ardit Gjebrea zihet ngushtë në “Telebingon Shqiptare”, incidenti i papritur e nxjerr...

Ardit Gjebrea zihet ngushtë në “Telebingon Shqiptare”, incidenti i papritur e nxjerr nga skenari

839
0
Shares

Studiot ku do të zhvillohet spektakli “E diela shqiptare” janë ende duke u bërë gati dhe për këtë arsye stafi ka vendosur që shorti i “Telebingos Shqiptare” të hidhet në ambientet e jashtme të televizionit.

Por pavarësisht kësaj, në momentin e hedhjes së goglave diçka nuk ka funksionuar. Aparatura e hedhjes së tyre, nuk ka punuar dhe ndonëse drejtuesi i spektaklit Ardit Gjebrea u mundua tu jepte kohë teknikëve për rregullimin e pajisjes, sërish ka qenë i pamundur kthimi në normalitet.

Duke parë se në të tillë situatë “Telebingo Shqiptare” do të dështonte, Gjebrea ka dalë jashtë parashikimeve, duke dhënë një zgjidhje momentale. Ai mori një nga balerinat e emisionit, ia lidhi sytë në mënyrë që rolin e makinerisë ta bënte ajo, pra të tërhiqte goglat me dorë.

Kjo gjetje e minutave të fundit, bëri që shorti të mos dështonte, ndrsa nuk dihet ende se kur do të jetë gati studioja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY