VIDEO/PD: Tenderi 15 mln për monitorimin online, do të sjellë falimentimin...

VIDEO/PD: Tenderi 15 mln për monitorimin online, do të sjellë falimentimin e bizneseve

74
0
Shares

Në deklaratën e sotme nga selia blu, dy deputetët e Partisë Demokratike Jordia Tabaku dhe Endri Hasa u përqëndruan tek  tenderi korruptiv për monitorimin online të bizneseve.

Sipas PD-së,  qeveria bëri disa kritere ekskluzive që të fitonte kompania e paracaktuar nga qeveria në sistemin e taksave.

Gjatë fjalës së saj deputetja Tabaku tha se kjo garë ishte farse me qëllimin e vetëm që kompania të përmbushte kriteret.

PD ka analizuar 80 tendera të tjerë të dhënë në këtë fushë dhe asnjë prej tyre nuk është dhënë me këto kritere kaq specifike. Në 4 vitet e para, shqiptarët kanë paguar 3.7 milion euro taksa dhe nuk kanë marrë shërbimet minimale.

Ndërkohë Hasa tha se pas këtij tenderi me vlerë sipas tij 15 milionë euro, fshihet një monopol i pastër dhe nuk duhet të zbatohet pasi do të jetë falimentimi i mijëra bizneseve. Ai tha se 140 mije kasat e biznesit duhet te nderrohen duke bërë që qeveria të fshihet pas fjalës tender.

Deputetët Jorida Tabaku dhe Endri Hasa, konferencë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 22 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY