Si u ‘shkatërrua’ grupi “Bajri”, dalin pamjet e arrestimit të grupit kriminal

Si u ‘shkatërrua’ grupi “Bajri”, dalin pamjet e arrestimit të grupit kriminal

169
0
Shares

Janë bërë publike pamjet kur arrestohen persona të klanit Bajri që operonin në zonën e Shodrës.

Kujtojmë se në total për këtë ngjarje janë arrestuar 11 persona, në Tiranë, Shkodër dhe në Hollandë.

Ata akuzohen për një seri veprash penale, nga vrasja me paramendim, te trafiku i lëndëve narkotike apo trukimi i ndeshjeve të futbollit.

Në video shihen në disa momente dhe armët që të arrestuarit kanë pasur në momentin e ndërhyrjes së policisë. Safet Rustemi shihet teksa del nga një garazh në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, pasi nuk u gjet në banesën e tij në Dobraç.

11 personat e arrestuar  janë:

Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë

"Forca e Ligjit" në veprim, shkatërrohet grupi "Bajri", 11 në pranga e 2 në kërkim.Ja pamjet gjatë ndërhyrjes së forcave speciale për goditjen e këtij grupi kriminal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 22 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY