Mohoi përfshirjen në përgjimet me ‘Bajrot’, deputeti-ministrit: Përgjigju këtyre 5 pyetjeve

Mohoi përfshirjen në përgjimet me ‘Bajrot’, deputeti-ministrit: Përgjigju këtyre 5 pyetjeve

95
0
Shares

Deputeti i PD, Edi Paloka ka qënë i pari i cili reagoi fill pas arrestimit të 11 personave të grupit kriminal ‘Bajri’ duke përmendur emrin e ministrit Bushati si pjesë të përgjimeve dhe lidhjeve me anëtarët e këtij grupi.

Bushati, ministri i jashtëm iu kundërpërgjigj, teksa e quajti si ‘gjuhë të përdala’ akuzat e bëra më herët nga Paloka si i përfshirë në përgjimet e grupit.

Ndërkohë, deputeti demokrat reagon sërish duke i drejtuar disa pyetje ministrit Bushati.

Reagimi i plotë i Palokës:

Meqe ministri i Rames vendosi te “flase” dhe po tund flamurin e fitores kunder krimit ne Shkoder, pse nuk i pergjigjet disa pyetjeve te tjera:

– Sa here eshte takuar me Bajrot?

– Sa here i ka perdorur per te kercenuar perfaqesues dhe votues te opozites?

-Sa vota ju ka kerkuar ne zgjedhje qe ti bejne me “menyren e tyre”?

– Sa here ju ka çuar “selam” në emer te Rames?

– Cfare date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY