Grabitet banesa e biznesmenit në Bulqizë, qytetari denoncon: I kanë lidhur nënën,...

Grabitet banesa e biznesmenit në Bulqizë, qytetari denoncon: I kanë lidhur nënën, nusen dhe fëmijët

171
0
Shares

Banesa e një biznesmeni në Bulqizë është vjedhur nga 3 persona.

Policia e Bulqizës në njoftimin e saj thoshte vetëm se ka shoqëruar 8 persona si dhe ka shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur gjatë natës.

Nga veprimet e para hetimore policia thotë se  ka konstatuar se shtetasi A.M, 50 vjeç, së bashku me bashkëshorten B.M, 37 vjeçe, në momentin që kanë hyrë në banesën e tyre duke parkuar automjetin tip benz, janë dhunuar nga tre persona të maskuar ku dyshohet se posedonin dhe armë zjarri, ku janë futur në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të shtetasit A.M.

Çfarë shihet pas ngjarjes sipas dëshmisë së një qytetari

Paraditen e sotme në redaksinë e Faxweb.al një qytetar denoncoi grabitjen me dhunë të banesës së një biznesmeni në zonën e Bulqizës. Bëhej fjalë për banesën e shtetasit Ahmet Mira, i cili ka një lokal dasmash në zonën e Bulqizës.

Sipas dëshmisë ‘’Personat që kanë hyrë në banesë pasi i kanë lidhur, i kanë rrahur brutalisht nënën e vjetër, nusen e shtëpisë, të zotin madje nuk kanë kursyer as fëmijët (gocën dhe djalin), duke u bërë terror. I kanë marrë dhe furgonin dhe ja kanë hedhur në përrua”.

Teksa policia nuk jep detaje të tjera, mësohet vetëm se ajo është vënë në lëvizje dhe ka mundur që të gjejë dhe mjetin e braktisur që autorët kanë përdorur në grabitje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY