LAJMI I FUNDIT/ Besim Hajdarmataj i përgjigjet Arta Markut

LAJMI I FUNDIT/ Besim Hajdarmataj i përgjigjet Arta Markut

321
0
Shares

Pas “furtunës” së shkaktuar në Prokurori për hetimin e kërkuar për 10 prokurorë, Arta Marku, u përgjigj duke thënë se se kjo situatë është krijuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeprokurorja deklaroi se se Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësuar në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik.

Megjithatë 10 prokurorët e vënë në procedim disiplinor kritikuan nëpërmjet një letre transferimet, sipas tyre të paligjshme, të bërë me urdhër të Markut.

E gjitha kjo nisi kur prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ndiqte çështjen “Shullazi” u komandua me urdhër të Markut në krye të Prokurorisë së Tiranës. Po ashtu, prokurori i dytë i çështjes, Ened Nakuçi mori një leje gjashtëmujore për arsye shëndetësore duke e lënë çështjen pa prokuror në një pikë kritike.

Më pas çështja iu ngarkua Besim Hajdarmatajt. Ky i fundit pranoi çështjen por ngriti shqetësimin se çështjet duhet të ndahen me short dhe jo me ngarkim.

“Unë kam pranuar të  përfaqësoj akuzën edhe me një autorizim që nuk kishte bazë ligjore.  I jam drejtuar  titullarit me shkrim, ku jam munduar të shpjegoj se cila është mënyra e mirë që   prokuroria duhet të   përfaqësohet  dhe rrugët  proceduriale që duhen ndjekur,” tha Hajdarmataj për BIRN.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY