DETAJE/ Ja e kujt ishte droga në burgun e Lezhës, përgjegjës edhe...

DETAJE/ Ja e kujt ishte droga në burgun e Lezhës, përgjegjës edhe dy policë

105
0
Shares

Zbulohen detajet të reja për drogën e gjetur në burgun e Lezhës.Burime të Policisë Vendore, bëjnë me dije se, droga e bllokuar në këtë burg, në një sasi prej 2.7 gr. marijuanë, i përkiste të burgosurit L. V., nga Tirana.

Të njëjta burime saktësojnë se , u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë edhe për punonjësit e policisë së Burgjeve, N. Gj., e G. N., vjeç 40 e 36, me detyrë trupë shërbimi.

NJOFTIMI I POLICISE SE LEZHES:

Më datë 20. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për të dënuarin, shtetasin L. V., vjeç 41, banues në Laprakë, Tiranë, i cili vuan dënimin në IEVP Shënkoll dhe për punonjësit e policisë së Burgjeve, shtetasit N. Gj., e G. N., vjeç 40 e 36, me detyrë trupë shërbimi, pasi më datë 19. 09. 2018, gjatë kontrollit në ambientet e brendshme të këtij institucioni, L. V., ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 2.7 gr. lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Nenet 283 e 248 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY