Bylykbashi: Marku ka shpartalluar prokurorinë, mbyll çështjet që godasin Edi Ramën

Bylykbashi: Marku ka shpartalluar prokurorinë, mbyll çështjet që godasin Edi Ramën

37
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli pas “furtunës” në prokurori nga kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Vendimin për të hetuar 10 prokurorë nga Marku, deputeti demokrat e quan plotësisht antikushtetues.

Sipas Bylykbashit, me vendosjen e saj në krye, Arta Marku ka shpartalluar kryeprokurorinë duke vepruar vetëm për interesat e qeverisë.

Deputeti opozitar e cilëson gjendjen aktuale të vendit më të keqe se ajo e 97-s përsa i përket kolapsit të krijuar “në një vend pa gjykata”.

“Në krye të këtyre 9 muajve kjo është krijesa që na lindi, kjo prokurore erdhi aty për të shpartalluar prokurorinë dhe për ta vendosur në duart e qeverisë. As në 97-ën nuk ka ndodhur kjo gjë me prokurorinë. Ishte një nga trupat më të mirë që kishim por tani është shpartalluar nga Arta Marku, e paligjshme në atë detyrë. Kryeprokurore të përkohshme nuk gjendet askund në Kushtetutë. Ka bërë veprime aktive me lëvizje në kundërshtim me ligjin.

Nuk ja lejon ligji të bëjë ato lëvizje që ka bërë. Është haptazi që po i bën përgjegjësi penale të rënda vetes. Ne e kemi kallzuar Markun për veprimet antiligjore. Ligji sot ia kufizon prokurorit të përgjithshëm deri sa të ngrihen organet. Për të larguar prokurorët. Prokuroria e Krimeve të Rënda është në kolaps.

Janë veprime të qëllishme për të mbyllur çështjet më të bujshme që i bien Edi Ramës. Problemi është që po kolapsin Prokuroria.

Prokuroria kur ka organe të këtij lloji mund edhe t’i arrestojë policët. Jemi përapra dështimit të organit të pavarur. Gjërat që po ndodhin deri më sot tregojnë që Reforma në Drejtësi ka dalë nga binarët. Sa kohë kanë shqiptarët për të pritur të ardhmen e tyre. Po zvarriten gjërat. U emëruar njerëz me veto nga UNM. Vetë Arta Marku e ka kaluar Vettingun me notën kalueshëm, edhe pse është në majë të kryeprokurorisë. Me këtë dhunë të Arta Markut ndaj prokurorëve elitë, do bëhet ajo që do qeveria,” tha Bylykbashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY