Reagimi i ashpër i Vasilit: Sot maskat ranë, gjynah që e mbylli...

Reagimi i ashpër i Vasilit: Sot maskat ranë, gjynah që e mbylli keq dhe me turp

79
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është referuar sjelljes së kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ditën e sotme në parlament.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Gramoz Ruçi zgjodhi të jetë njësh me hajdutët e Teatrit.

Sipas Vasilit, Kryetari i Kuvendit kishte një shans të fundit për tu distancuar nga hajdutët e teatrit, por sot ai hodhi poshtë kërkesën e opozitës për të mos e përfshirë për votim ligjin e pazarit të hajdutëve për teatrin dhe bëri avokatin e grabitqarëve.

Postimi i plotë:

Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit…..

Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit.
Sot ai hodhi poshte kerkesen e opozites per te mos e perfshire per votim ligjin e pazarit te hajduteve per teatrin dhe beri avokatin e grabitqareve.

Po ky kryetar priti edhe artistet dhe beri nje thes deklaratash hipokrite sikur i mbeshteste ata.
Sot maskat rane!!!

Kryetari i kuvendit zgjodhi hajdutet perpara mbrojtjes se prones publike,zgjodhi ti genjeje e ti vjedhe artistet ne vend qe ti mbronte ata,zgjodhi te zhbeje parlamentin ne vend qe te dilte mbi partine per ruajtjen e integritetit parlamentar,zgjodhi te jete ortak ne shkaterrimin e Tiranes ne vend te mbrojtjes se qytetit qe e mirepriti kur erdhi te jetoje 30 vjet me pare,zgjodhi te shkele mbi moshen e tij e integritetin moral qe mosha imponon dhe mbeshteti djelmoshat e kusarise qe te rjepin qytetaret.

Gjynah….kryetari i kuvendit nuk ka as moshe dhe nuk ka as vite boll per ti lare gjithe keto turpe.

Gjynah qe e mbylli keq dhe me turp.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY