Rama fshihet pas shkresave pa vlerë, Basha: Teatri i Metropolit është aty,...

Rama fshihet pas shkresave pa vlerë, Basha: Teatri i Metropolit është aty, ja kinematë që ke shkatërruar

67
0
Shares

Kryeministri Edi Rama kërkon të fshihet pas shkresave, për të larguar sërish vemendjen nga çështja e teatrit, tashmë një taktikë e përsëritur e kryeministrit.

Nga foltorja, Rama nxorri një shkresë, ku sipas tij ministri i PD, Mima,  i kërkonte Bashkisë së drejtuar nga Lulzim Basha, privatizimin e Teatrit të Metropolit, me kërkesë së deputetit demokrat Astrit Veliaj.

I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i Bashës, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale i kujton Ramës, se Teatri i Metropolit është ende aty dhe i numëron gjithë kinematë që ka shkatërruar për të ndërtuar pallate.

Reagimi i Bashes 

Kryehajduti kerkon skutave per shkresa te pavlera. Teatri i Metropolit eshte aty! Kinema 17 Nentorin, Kinema Republiken, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkaterruar Rama dhe ka ndertuar pallate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY