Protestë para Kuvendit për mbrojtjen e Teatrit: Gati të futemi në burg,...

Protestë para Kuvendit për mbrojtjen e Teatrit: Gati të futemi në burg, do qëndrojmë me forcë

61
0
Shares

Teksa në Kuvend ndodhet mazhoranca dhe pritet të votohet ligji për teatrin,jashtë tij ka nisur protesta  në mbrojtje të Godinës së Teatrit Kombëtar.

Ligji që pritet të votohet  nga ana e qeverisë, synon  të prishë godinën dhe të lejojë ndërtimin e një kulle e cila favorizon interesat e kompanisë dhe disa prej zyrtarëve.

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë shprehur se kalimi i këtij ligji sot në Kuvend është në shkelje me Kushtetutën e vendit dhe është gjetur në shkelje dhe nga vetë institucionet e BE-së.

Në deklaratën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit thuhet se vendoi me kalimin e këtij ligji po shkon drejt diktaturës dhe ata janë të gatshëm që të mbrojnë me forcë godinën.

Mundësinë e rezistencës fizike nuk e ka përjashtuar mëngjesin e sotëm dhe regjisori Edmond Budina, i cili tha se do të merrte parasysh edhe burgun vetëm e vetëm që ky vendim diktatorial të hidhej poshtë.

Nga ana tjetër sot opozita ka vendosur që të mos jetë në Kuvend, duke organizuar takimin  në qytetin eVlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY