Moti ka surpriza javen qe vjen, meteoalb jep parashikimin

Moti ka surpriza javen qe vjen, meteoalb jep parashikimin

118
0
Shares

Ditët e nxehta të shtatorit, duket se do të përfundojnë sapo te nise edhe java e fundit e ketij muaji. Sipas Meteoalb, javën e ardhshme do të ketë rënie temperaturash në të dyja ekstremet, duke regjistruar temperatura maksimale deri në 26 gradë.

Meteoalb thekson se temperaturat e këtyre ditëve janë mesatarisht 6 gradë më të larta se temperaturat normale.

Parashikimi:

MOTI NDRYSHON JAVEN TJETER: nesër dhe gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në zonat malore. Ndërsa mundësia për shira, shfaqet të hënën në zona të izoluara në Veri – Verilindje.

TEMPERATURAT do të vijojnë me vlera lehtësisht mbi normalet gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve (përfshirë edhe fundjavën) ndërsa temperaturat e mesditës kanë shënuar mesatarisht 6°C, mbi maksimumet tipike të muajit shtator. Konkretisht, deri të dielën, temperaturat sipas zonave do të luhaten: 12 – 30°C në zonat malore; 18 – 34°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Java QE VJEN SJELL rënie të theksuara të temperaturave në të dy ekstremumet termike të ditës; ku vlerat minimale në rang territori ulen deri në 6°C ndërsa maksimumet nga 34°C gjatë këtyre ditëve, do ulen në 25 – 26°C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY