Isa Mustafa pret në takim Presidentin Meta: “Ndryshimi i kufijve është i...

Isa Mustafa pret në takim Presidentin Meta: “Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm”

43
0
Shares

Kreu i LDK, Isa Mustafa ka pritur në një takim Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Mustata thotë se i ka prezantuar Metës pikëpamjet e LDK-së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve, por se dialogu duhet të vazhdoj me institucione që kanë legjitimitet të konfirmuar nga zgjedhjet e parakohshme dhe të lira.

“Po ashtu, i rikonfimova Presidentit Meta pozicionin e paluhatshëm të LDK-së se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme, sepse kjo e rihapë temën e mbyllur me deklarimin e Pavarësisë dhe se diskutimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Isa Mustafës në FB.

Në këtë takim, Mustafa i ka shprehur falenderimet Presidentit Meta për interesimin e tij të vazhdueshëm në procesin e rehabilitimit tim shëndetësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY