EMRI/Shpërndante drogë në shkollat e Durrësit, arrestohet i dënuari për vrasje

EMRI/Shpërndante drogë në shkollat e Durrësit, arrestohet i dënuari për vrasje

92
0
Shares

Është finalizuar operacioni policor “Fusha e Rërës”, dhe është arrestuar një 46-vjeçar i dënuar më parë për vrasje që shpërndante drogë pranë shkollave.

Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla, parandalimit dhe goditjes së shpërndarjes së lëndeve narkotike në afërsi të shkollave, nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi Ardian Llana, 46 vjeç, banues në Durres, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës disponoheshin informacione se shtetasi Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedon armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, ku tentonte ti shpërndante në afërsi të shkollave.

Gjatë kontrollit, shtetasit Ardian Llana iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 gramë canabis dhe 7 doza heroine).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY