EMRI/I vë zjarrin Bashkisë, arrestohet 45 vjeçari në Librazhd

EMRI/I vë zjarrin Bashkisë, arrestohet 45 vjeçari në Librazhd

75
0
Shares

Një person i ka vënë zjarrin derës së Bashkisë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit.

Mësohet se si pasoje e flakëve është djegur plotësisht dera e jashtme e Bashkisë. Ndërhyrja në kohë e zjarrëfikses ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sipas policisë, në pranga ra Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që kanë shtyrë 45 vjeçarin t’i vejë flakën ambjenteve të Bashkisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, por policia në kohë rekord ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY