Aksioni i policisë në Kavajë, xhupat në kokë vëllezërve dhe kushëririt...

Aksioni i policisë në Kavajë, xhupat në kokë vëllezërve dhe kushëririt gjatë arrestimit

196
0
Shares

Policia e Kavajës ka vënë në pranga tre persona të akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Në pranga u vunë shtetasit Jurgen Merkja, 21 vjeç banues në Kavajë, Emiljano Merkja, 32 vjeç banues në Kavajë (vëllai i Jurgenit), Besim Merkja, 23 vjeç, banues në Kavajë (djal xhaxhai me dy shtetasit e mësipërm).

Arrestimi i tyre u bë pasi në shëtitoren “Josif Budo “, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMV” me drejtues shtetasin Jurgen M., dhe pasagjar shtetasit, Emiljano M., dhe Fatbardh M., (vëllai dhe djali i xhaxhait të J. M.), u gjet dhe bllokua një armë zjarri e cila posedohej nga shtetasi Jurgen M., ndërkohë që dy shtetasit e tjerë (Emiljano M., dhe Fatbardh M.,) janë munduar para shërbimeve të Policisë të merrnin përsipër posedimin e armës.

Sias policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri tip “Pistoletë” me një krehër me 10 fishekë, 4 aparate celular dhe një mjeti tip “BMV”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga neni 278 në ngarkim të shtetasit J. M., dhe për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve E. M., dhe F. M.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY