Plas sherri te Real Madrid, lojtari kërcënon të largohet

Plas sherri te Real Madrid, lojtari kërcënon të largohet

79
0
Shares

Thibaut Coutois me transferimin e tij te Real Madrid ka trazuar disi situatën brenda në ekip.

Ai u la fillimisht në stol, ndërsa tani siç duket është titullar i padiskutueshëm tek klubi madrilen. Por të njëjtin mendim nuk ka rivali i tij për vendin e titullarit, Keylor Navas.

Siç shkruan Don Balon, portieri nga Kosta Rika, është shprehur se trajneri Lopetegui nuk po e merr parasysh edhe pse ai po punon më shumë se Courtois.

Florentino Perez pagoi 35 milionë euro për belgun, ndërsa ka pak mundësi që Navas të preferohet para tij.

Ky i dyti kërkon të luajë në La Liga dhe Kupën e Spanjës, kushte të cilat ua ka paraqitur edhe drejtuesve të klubit. Nëse këto kushte të tij nuk plotësohen, lojtari me shumë mundësi do të largohet në merkaton e Janarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY