EMRAT/Aksidentuan për vdekje punonjësin, arrestohen 3 persona në Librazhd

EMRAT/Aksidentuan për vdekje punonjësin, arrestohen 3 persona në Librazhd

116
0
Shares

Nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Librazhd, ku një punonjës i një firme u aksidentua për vdekje teksa ra në kontakt me energjinë, policia ka arrestuar tre persona.

Sipas policisë në pranga ranë Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek të Pogradecit, Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, (punëtor) dhe Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas u arrestuan pasi dy ditë më parë në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendëshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY