Doris Pack kritikon ashpër qeverinë:”Shqipëria ka nevojë për shkolla dhe jo për...

Doris Pack kritikon ashpër qeverinë:”Shqipëria ka nevojë për shkolla dhe jo për kulla”

74
0
Shares

Ish- eurodeputetja Doris Pack ka zhvilluar sot një diskutim të hapur në selinë e Partisë Demokratike nga ku ka kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës.

Pack u shpreh se Shqipëria ka nevojë për më shumë shkolla dhe më pak kulla të ndërtuara.

‘Jam e nderuar që jam këtu, dhe shikoj sallën plot. Jam e kënaqur që shikoj shumë të rinj këtu që kanë vendosur të mos largohen nga ky vend.

Ky nuk është një problem vetëm i Shqipërisë, por i Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, edhe Kroacisë. Kjo ndodh se politikanët nuk po kujdesen për nevojat jetësore të  tyre.

Faktikisht nuk e mbaj mend sesa herë kam ardhur në Shqipëri, por këtu nuk ka nevojë për shumë kulla, por më shumë shkolla.Normalisht ka nevojë për investime, të cilat do bëhen nëse sistemi i drejtësisë vihet në vend. Unë jam presidente e forumit të gruas, por drejtoj edhe forumin që trajnon të rinjtë.

Ne duam të krijojmë krijimtari brenda këtyre politikave që politikanët të bëjnë më të mirën. Këtu ka nevojë për shkolla të mira, arsimim më të mirë, ndaj BE, mendoi të shtrinte mundësinë përtej BE. Këto programe nuk janë vetëm për studentët por edhe për mësuesit dhe diplomatët.”-tha Doris Pack.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY