Presidenti Meta pret ambasadorin e ri të BE-së: Domosdoshmëri përparimi i vendit

Presidenti Meta pret ambasadorin e ri të BE-së: Domosdoshmëri përparimi i vendit

48
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka pritur Ambasadorin e  ri të BE-së, Luigi Soreca.

Ambasadori i ri i paraqiti sot letrat Kredenciale Presidentit Meta.

Presidenti Meta tha se është kënaqësi që BE ka përzgjedhur si ambasador një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë.

“Kënaqësi që BE ka përzgjedhur si ambasador një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë. Soreca ka një kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE” u shpreh Meta.

Kreu i shtetit  nënvizoi domosdoshmërinë e përparimit urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Presidenti Meta gjatë cermonisë ka vlerësuar gjithashtu se është, “Me rëndësi rritja e bashkëpunimit pozitë-opozitë për avancimin e reformave kyçe për të arritur objektivin për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY