Konflikti me armë zjarri në Tiranë, policia sqaron ngjarjen dhe identifikon autorët

Konflikti me armë zjarri në Tiranë, policia sqaron ngjarjen dhe identifikon autorët

73
0
Shares

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj” ku dy persona u konfliktuan dhe qëlluan drejt njëri tjetrit me armë zjarri.

Sipas policisë është arrestuar shtetasi Laert Hita, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.

Identifikohet shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt dhe shpallet në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan shtetasin :

– Laert Hita, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi :

– A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal ( në pronësi të L. H.,) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY