FOTO/Erdogan merr dhuratën luksoze 400 milionë dollarëshe

FOTO/Erdogan merr dhuratën luksoze 400 milionë dollarëshe

85
0
Shares

Plotë 400 milionë dollarë ka kushtuar dhurata luksoze që emiri i Katarit i ka bërë presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Bëhet fjalë për një avion gjigant, i cili, krahas lumturisë së Erdoganit, ka sjellë edhe mjaft kritika.

Vetë presidenti ka bërë me dije se avioni Boeing 747-8 ishte një “dhuratë” nga Emir Tamim Bin Hamad Bin al-Thani.

Presidenti turk hodhi poshtë pretendimet se e kishte blerë avionin.

Ai u tha gazetarëve se Ankaraja kishte qenë e interesuar për blerjen e avionit, por emiri kishte këmbëngulur për t’ia dhënë si dhuratë.

Erdogan gjithashtu pohoi se avioni i përkiste popullit të Turqisë dhe jo atij personalisht, duke shtuar se ai do të përdorte avionin për udhëtimet e tij.

Aeroplani është projektuar për të transportuar 76 pasagjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY