EMRI/Babai rreh djalin e tij të mitur, pranga 47 vjeçarit në Tiranë

EMRI/Babai rreh djalin e tij të mitur, pranga 47 vjeçarit në Tiranë

199
0
Shares

Një ngjarje e rëndë brenda në një familje ka ndodhur në Tiranë.

Babai ka keqtrajtuar dhe dhunuar fizikisht djalin e tij të mitur. Policia ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Bilbil Dafku, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur shtetasit D. D., 15 vjeç.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– Automatik model 56

– 2 karikatorë me fishekë

– 347 fishekë model 56

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Keqtrajtim i të miturit”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 124/b, 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY