Deputeti: Nëntë muajt e ‘pritjes së ëmbël’ të Arta Markut, asnjë ministër...

Deputeti: Nëntë muajt e ‘pritjes së ëmbël’ të Arta Markut, asnjë ministër apo deputet i arrestuar

63
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një postim në rrjetet sociale ka listuar dështimet e Arta Markut, në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Bylykbashi shkruan se pas nëntë muajsh që Arta Marku ndodhet në krye të organit qendror të akuzës nuk është arrestuar asnjë bos rrjetesh kriminale si dhe asnjë ministër, ish ministër, deputet apo ish deputet i lidhur me krimin apo kriminel në vetë të parë.

Sipas Bylykbashit, “ne nente muaj, Prokurorja e vetem ka flirtuar me qeverine.

Postimi i plotë:

Nente muajt e “pritjes se embel” te Arta Markut‎

Sot Arta Marku eshte nente muajshe ne krye te Prokurorise. Asnje bos rrjetesh kriminale nuk eshte kapur. Asnje minister, ish minister, deputet apo ish deputet i lidhur me krimin apo kriminel ne vete te pare, nuk eshte arrestuar e vene para drejtesise.

Ne nente muaj, Prokurorja e Perkoheshme (9 muaj e quajne perkohshmeri ?!) vetem ka flirtuar me qeverine. E vetmja detyre e saj ka qene t’ia nenshtronte prokurorine qeverise‎, duke vene dhe hequr prokuroret qe do apo nuk do Rama, apo mbyllur hetimet qe hapen ndaj qeverise. Detyra e saj e fundit do te jete qe te detyroje prokuroret qe te mblidhen e te zgjedhin anetaret e KLP qe do Rama.

U mbars reforma dhe polli nje hic te pafryme!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY