Banorët në Lazarat ngrihen në protestë, kërkojnë të vendoset drejtësia

Banorët në Lazarat ngrihen në protestë, kërkojnë të vendoset drejtësia

102
0
Shares

Disa banorë të Lazaratit kanë dalë në protesta ditën e sotme, ku kryefjala e kësaj proteste ishte drejtësia e munguar përsa i përket dënimeve për kultivimin e kanabisit.

Kryesisht këta banorë, me pankarta në duar, bënë thirrje për një proces gjyqësor të drejtë, të bazuar në prova reale, transparent, konform parimeve kushtetuese e ligjore.

Këto protesta lidhen me ngjarjet e disa viteve më parë dhe vrasjen kriminale aty të një pjestari të forcave policore.

Deri tani, procesi gjyqësor që po zhvillohet, edhe në bazë të deklaratave publike të juristëve të njohur, është larg këtyre standarteve e kërkon të arrijë në dënime të pa argumentuara e provuara, me procedura hetimore jo profesionale e pa trasparencë.

Fatkeqësisht në këto vitet e fundit në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, kërkohet të dënohen, terrorizohen si fajtorët për kultivimin e kanabisit, fshatarët e thjeshtë, teksa nuk është prekur asnjë nga pjestarët e grupeve të vërteta kriminale apo të implikuar të strukturave shtetërore, që e stimuluan, zhvilluan atë veprimtari kriminale, duke realizuar përfitime të mëdha materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY