Ambasadori Lu takon edhe Arta Markun para largimit, ja çfarë diskutuan

Ambasadori Lu takon edhe Arta Markun para largimit, ja çfarë diskutuan

44
0
Shares

Përpara largimit nga Shqipëria, ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim edhe me Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësambasadorja e re Leyla Moses-Ones si dhe zyrtarë të OPDAT-it.

Zyra e shtypit të Prokurores Marku ka zbardhur takimin, ku ndër të tjera thuhet se “Prokurori i Përgjithshëm dhe zyrtarët amerikanë theksuan rëndësinë që ka bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara”.

Po ashtu Ambasadori Lu vlerësoi maksimalisht rolin, gatishmërinë dhe përgjegjshmërinë e Prokurorit të Përgjithshëm Arta Marku, në një periudhë të rëndësishme për zbatimin e legjislacionit të ri të reformës në drejtësi.

Prokurorja e Përgjithshme i uroi punë të mbarë zotit Lu në detyrën e re dhe çmoi rolin e tij dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara për promovimin, hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi.

Njëkohësisht, ajo i uroi mirëseardhjen në Shqipëri zëvendësambasadores së re znj. Leyla Moses-Ones, duke theksuar vendosmërinë për thellimin e punës së përbashkët për të ardhmen, në luftë kundër kriminalitetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY