I gjetën 300 milionë lekë në shtëpi, prokuroria kërkon 4 vite burg...

I gjetën 300 milionë lekë në shtëpi, prokuroria kërkon 4 vite burg për gjykatësin Miri

57
0
Shares

Prokuroria ka kërkuar 4 vite burg për gjykatësin e Apelit, Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion.

Kujtojmë se ai ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qënë anëtar i KLD-së.

Arrestimi 

Gjyqtari u ndalua në 10 Nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që në banesën e tij, policia gjeti një shumë prej gati 30 milionë lekë të rinj.

Sipas organit të akuzës, gjyqtari Miri ka marrë para në këmbim të ndryshimit të akuzës për shtetasin Gentian Doda, nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Doda ishte ekstraduar nga SHBA, pasi ishte në kërkim për një vrasje të dyfishtë në Burrel në 1997-n.

Përmes ndryshimit të kualifikimit të veprës penale, Doda ishte dënuar në Apel me 8 vjet burg nga 20 vjet që kishte kërkuar prokuroria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY