FOTO/Takimi përshëndetës i Lu-së me Fatmir Xhafën, nuk munguan as dhuratat

FOTO/Takimi përshëndetës i Lu-së me Fatmir Xhafën, nuk munguan as dhuratat

51
0
Shares

Përpara se Donald Lu të lejë përfundimisht Shqipërinë, ai është takuar me ministrin e brendshëm, Fatmir Xhafaj ku sigurisht nuk munguan as dhuratat që shkëmbyen për njëri tjetrin.

Në takimin përshëndetës, mësohet se Xhafaj dhe Lu diskutuan mbi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe sukseset e përbashkëta të arritura, si: reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, reformimi në proces i Policisë së Shtetit etj.

Ndërkohë LU shoqërohej nga zv.ambasadorja e re Leyla Moses-Ones dhe përfaqësues të agjencive ligj zbatuese pranë kësaj ambasade.

Ambasadori amerikan në ikje Donald Lu gjatë takimit shprehu vlerësime për bashkëpunimin dhe rolin e ministrit Xhafaj, në kohën kur drejtonte Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi në kuadër të luftës që Shqipëria po bën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe kultivimit të narkotikëve në veçanti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY