EMRAT/Do e çonin drogën në Greqi, arrestohen dy persona nga Saranda

EMRAT/Do e çonin drogën në Greqi, arrestohen dy persona nga Saranda

122
0
Shares

Nga finalizimi i operacionit antidrogë i koduar “Piramida” janë sekuestruar 33.4 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

Seksioni për Krimet, Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda Sarandë në bashkëpunim më Kufirin dhe Migracionin Sarandë dhe Policinë Greke, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni antidrogë, mbi bazën e të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Alment Bakullati, 27 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol

Klement Domeri, 35 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Shërbimet e mësipërme bënë të mundur kapjen e tyre pasi më datë 15.09.2018, këtyre shtetasve në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu bllokua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”.

Materialet iu derguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY