Basha: I uroj mirëseardhjen PDIU-së së Idrizit në frontin e opozitës së...

Basha: I uroj mirëseardhjen PDIU-së së Idrizit në frontin e opozitës së bashkuar

60
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike i ka uruar mirëseardhjen kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

PDIU e ka braktisur zyrtarisht Ramën. Zgjerohet fronti opozitar me objektiv të përbashkët çlirimin e qeverisë nga krimi.

Takimi mes dy liderëve ka përfunduar dhe tashmë PDIU është pjesë e koalicionit opozitar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeopozitari Basha në një deklaratë për mediat, pas takimit në hotel Rogner.

Gjatë deklaratës, Basha është shprehur se takimi me PDIU është në interes të të gjithë shqiptarëve.

”Opozita e bashkuar do t’i japë fund krimit në vend”, ka thënë Basha. Lideri opozitar ka shprehur gatishmërinë dhe angazimin e plotë për të mbështetur shqiptarët e Çamërisë.

Ndërkohë, Idrizi nga ana tjetër është shprehur se është e nevojshme për një opozitë të fortë e cila do të sigurojë që çështja çame mos të jetë një çështje e përdorur si më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY