Aktori i revoltuar me ministren: Hajde në Beograd trego si mbrohen vlerat...

Aktori i revoltuar me ministren: Hajde në Beograd trego si mbrohen vlerat me qofte

79
0
Shares

Aktori Neritan Liçaj gjithmonë ka qënë aktiv përsa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar duke akuzuar dhe reaguar gjithnjë ashpër ndaj atyre që kërkojnë të mohojnë dhe hedhin poshtë vlerat dhe trashëgiminë kulturore.

Këtë radhë në një postim në rrjetet sociale ai kërkon të bëjë një paralelizim mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera në ruatjen e vlerave historike. Ai ka shkruar se si ruhen në Serbi vlerat historike dhe si fortesa e Begoradit qëndron ashtu siç ka qenë dhe jo siç ka ndodhur në Butrint që bëhen qoftehane dhe sallamhane.

Pikërisht, duke e lidhur me këtë shembull, aktori ka kaluar drejt e tek ministrja e Kulturës, e cila, sipas tij, është fajtore për këtë situatë të krijuar në një pikat që mbart historinë e vendit tonë.

Se paskan ngelur prapa bote këta…oooo…eja jep eksperiencën tënde të vyer në mbrojtjen e historisë dhe vlerave kombëtare me qofte dhe pabe nëpër kështjella si dhe fshirjen e syckave me shamickë…të lutem rilind dhe Beogradin si artin dhe kulturën tonë”,– thotë Liçaj në postimin e tij.

Postimi i plotë

Zysh Si-fa-la…ndjese Mi-re-la….kjo eshte fortesa e Beogradit!!!Allah allah su shitkan qofte ketu!!!!

Tani do i thuash mcucit te vizatimit,,te te dergoj ty zyshen tu tregosh ketyre injoranteve qe i mbajne te paperkura vlerat historike…si behen qoftehane dhe sallamhane si ne qytetin antik te Butrintit,si ngaterrohet krishtlindja me pashket dhe si hidhen floket prapa veshit si ngatetrohet amfiteatri me teatrin antik dhe si qahet me oiii ne parlament?!Se pskan ngelur prap bote keta…oooo…eja jep eksperiencen tende te vyer ne mbrojtjen e historise dhe vlerave kombetare me qofte dhe pabe neper keshtjella si dhe fshirjen e syckave me shamicke…te lutem rilindi dhe beogradin si artin dhe kulturen tone..

Me respekt…..unaaaa…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY