Plagoset truproja e një diskoje, në pranga kolegu, çfarë ndodhi një ditë...

Plagoset truproja e një diskoje, në pranga kolegu, çfarë ndodhi një ditë më parë në Sarandë

99
0
Shares

Mëngjesin e ditës së djeshme, truproja e një diskoje në Sarandë, ka mbetur i plagosur,  ndërsa  policia ka arritur të identifikojë autorin një ditë më pas dhe e ka shpallur në kërkim.

Ajo çka mësohet është se gjithashtu policia ka arrestuar kolegun e truprojës së plagosur i cili akuzohet për mbajtjen e fshehtë të krimit.

Zyrtarisht bëhet e ditur se policia e Sarandës, pas hetimeve intensive ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Badigardi quhet Arlind Lulushi, 3 vjeç. Sipas BallkanWeb, Arlind Lulushi i ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjera në të kaluarën. Ai u qëllua në dhjetor të vitit 2016 por fatmirësisht shpëtoi pa asnjë lëndim.

Më 9 shkurt 2017 Lulushit iu bë sërish atentat me armë zjarri. Ai ndodhej në vendin e punës kur u qëllua në drejtim të tij me automatik, e për pasojë mbeti i plagosur në këmbë.

Njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen e djeshme

Policia e Sarandës, pas hetimeve intensive ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve në lidhje me plagosjen e datës 14.09.2018, ku konkretisht:

Rreth orës 02:32, në lagjen nr.1 Sarandë, në ambientet e jashtme të një lokal-disko, shtetasi A.L., 37 vjeç me banim në Vlorë (vend në të cilin punonte si “Bodyguard”), është qëlluar me armë zjarri nga një shtetas tjetër (dyshohet shtetasi D.M) i cili duke përfituar nga errësira është larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes.

Falë veprimeve hetimore intensive të policisë së Sarandës, u bë i mundur identifikimi i autorëve, kapja e njërit prej tyre si dhe shpallja në kërkim e një tjetri:

Joan Buli, 36 vjeç, lindur në Tiranë, me banim të përkohshëm në Sarandë, punonjës në objektin në fjalë (bodyguard) – Arrestuar për “Moskallëzim krimi”.

D.M., 31 vjeç, banues në Sarandë – Shpallur në kërkim si autori kryesor i plagosjes.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Si pasojë e ngjarjes, i dëmtuari A.L ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 300, 88 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY