Parashikimi i motit, lajme të mira për ata që kanë plane në...

Parashikimi i motit, lajme të mira për ata që kanë plane në fundjavë

53
0
Shares

Nëse keni plane për në fundjavë, moti ua favorizon çdo plan për të lëvizur. Parashikohet që të ketë diell dhe temperatura të larta.

Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë ditës së shtunë nuk do të ketë reshje në pjesën më të madhe të vendit.

Rrezik për disa reshje lokale gjatë pasditës kanë zona shumë të vogla të qarqeve, të cilat mund të kenë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në qarqet e Veriut.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të shënojnë:

në bregdet: 18 / 29 °C
në vendet e ulëta: 17 / 28 °C
në vendet malore: 11 / 26 °C

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY