Nga moda tek sporti, ja ku do ta shohim moderatoren pas largimit...

Nga moda tek sporti, ja ku do ta shohim moderatoren pas largimit nga Tv Klan

89
0
Shares

Nevina Shtylla prej një viti ishte pjesë e Tv Klan, nën moderimin e emisionit ‘Jo vetëm modë’.

Por së fundmi, Nevina u vendos në qëndër të vëmendjes për shkak të lëvizjeve televizive para fillimit të sezonit të ri.

Edhe pse në fillim Nevina e mohoi se do të largohej nga televizoni Klan, tashmë është mësuar se ajo nuk do të jetë pjesë e këtij televizoni.

“Revistawho” shkruan se Nevina do të largohet nga TV Klan për të shkuar në Top Channel. Nevina do të moderojë “Proçesin sportiv”, teksa ende nuk dihet çfarë do të sjellë ky format i ri.

Kujtojmë që “Jo vetëm modë” në  Tv Klan këtë sezon do të moderohet nga Orinda Huta e cila është pranë bashkëshortit të saj, Turjan Hyska.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY